Thyhet rekordi, nuk do ta besoni sa mijë tifozë ishin në stadium për të mbështetur Shkëndijën (FOTO)

Shkëndija nuk pati fatin që të shkruajë historinë duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Sport

25/08/2016 23:24

Skuadra shqiptare që ka mahnitur në këto kualifikime të Europa League, u mund 0:4 në Shkup nga Genti, ndërsa ndeshjen e parë në Belgjikë e pati humbur 2:1.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj ndeshje, ishte numri i madh i tifozëve shqiptarë në stadiumin ‘Filipi II’.

Thirrjes së Shkëndijës iu kanë përgjigjur rreth 20 mijë tifozë shqiptarë, të cilët edhe thyen rekord me pjesëmarrjen e tyre.

Nuk mbahet mend që një skuadër shqiptarë të ketë mbledhur kaq shumë tifozë në stadium.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.