‘Thumbz’ kënga me të cilën Damiano do ta thumbojë estradën

‘Dashni’ quhet kënga e parë e këngëtarit Damiano Agalliu.

ShowBiz

02/11/2017 21:30

Ky projekt muzikor i tij ka pasur shumë sukses, gjë kjo që e ka nxitur këngëtarin të punojë në një tjetër këngë.

I kontaktuar nga lajmi.net Damiano ka dhënë më shumë detaje rreth projektit që tashmë mban titullin ‘Thumbz’.

“’Thumbz’ quhet kënga e cila do të jetë për gjithë ata që e ndjejnë veten. Kjo këngë do të flas në përgjithësi por edhe për persona që unë i njoh nga estrada që dinë të shtirën aq bukur në publik” ka thënë ajo.

Po ashtu, Damiano ka treguar se ky projekt muzikor nuk do jetë vetëm thumb por do jetë edhe ritmike.

Edhe kësaj here, këngëtari nuk ka ndërruar bashkëpunëtorët, pra, muzika është bërë nga Irkenc Hyka, teksti nga Petro Xhori kurse miksimi dhe masterizimi nga JOJO.

‘Thumbz’ do të finalizohet me klip nga Dashnor Asllani dhe pritet të dal në fund të nëntorit./Lajmi.net/