‘Thumbimi’ i Lineker për Maradonën në shortin për Kupën e Botës bëhet ‘hit’ në internet

Gary Lineker ende nuk e ka harruar humbjen e Anglisë nga Argjentina në Kupën e Botës së vitit 1986.

Sport

01/12/2017 22:32

Argjentina atëkohë, me dy gola të shënuara nga Maradona kishte mposhtur 2:1 Anglinë.

Kjo ndeshje vazhdon edhe sot të jetë shumë e diskutuar, pasi njërin nga dy golat, Maradona e shënoi me dorë, për të marrë dora e tij epitetin ‘Dora e Zotit’.

E Lineker duket se ka pritur kohë të gjatë për t’iu hakmarrë Maradonas.

Anglezi sot ka udhëhequr ceremoninë e tërheqjes së shortit për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, ku Maradona ishte mysafir special, që ndihmoi me hedhjen e shortit.

Derisa Maradona tërhoqi Kroacinë në të njëjtin grup me Argjentinën,mori “thumbimin” nga Lineker.

“Diego ka qenë gjithmonë i mirë me duart e tij”, deklaroi Lineker, për të bërë të qeshin një pjesë e të pranishmeve në Pallatin Shtetëror të Kremlinit./Lajmi.net/