The Weeknd më i dashuruar se kurrë më parë, poston këtë foto me Bellën

The Weeknd tanimë nuk fsheh lidhjen me Bella Hadid.

ShowBiz

14/10/2018 12:00

Ditë më parë, modelja festoi ditëlindjen, kurse këngëtari kishte zgjedhur disa imazhe romantike për ta uruar atë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi bashkë me Bellën, ku shihet teksa i dhuron me shumë dashuri një puthje në faqe.

Çifti për një kohë të gjatë kishin mohuar ribashkimin, por ishin paparacët ata që kanë kapur The Weeknd dhe Bellën në shumë raste publike bashkë.

Kujtojmë që The Weeknd më parë ishte i lidhur me këngëtaren Selena Gomez. /Lajmi.net/