Thaçi: Unë president brenda këtij muaji, kam mbështetjen e Amerikës (Video)
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi thotë se koalicioni qeverisës është në konsulta të ngushta për zgjedhjen e tij President, dhe se faza e zgjedhjes, sipas tij, është në fazën përfundimtare.
Lajme
Tha se kjo do të ndodh brenda muajit shkurt, raporton lajmi.net.
“Do të respektohen të gjitha procedurat kushtetuese. Zgjedhja ime do fuqizojë institucionet e vendit”, tha Thaçi.
Sa i përket ndryshimeve në Qeveri tha se nuk është biseduar ende.
Foli edhe për takimin e tij me sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin institucionet e Kosovës, marrëveshjet në Bruksel dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thaçi foli edhe për luftën kundër terrorizmit ku tha se Kosova do të jetë e pa kompromis.
“Kosova po jep kontributin e saj edhe sa i përket krizës së refugjatëve”, tha Thaçi./ Lajmi.net
