Thaçi pret nesër në takim Haradinajn dhe Veselin

Zyra e presidentit të vendit ka bërë të ditur se nesër, në orën 09:30, presidenti Hashim Thaçi, pret kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Lajme

14/09/2017 21:50

 

Ndërsa, në orën 13:30, ai do të takohet me kryeministrin e ri, Ramush Haradinajn.

Ky është takimi i parë në mes krerëve të shtetit pas formimit të institucioneve./Lajmi.net/