Thaçi niset për në SHBA, thotë se miqësia me këtë shtet është përkushtim i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

04/02/2019 11:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Vet Thaçi, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, dhe ka thënë se miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Kosovës.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/