Thaçi në fazën finale të bisedimeve pa miratimin e opozitës! – Lajmi.net
Thaçi në fazën finale të bisedimeve pa miratimin e opozitës!
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 8:29, 13 June 2018
Faza finale e bisedimeve me Serbinë po del të jetë më problematikja. Partitë opozitare, por edhe nga koalicioni qeverisës nuk po e pranojnë presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator me shtetin fqinj. Pritet që dialogu të vazhdojë pa miratimin e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po bëhet gati të shkojë në fazën finale të bisedimeve me Serbinë, por ende nuk është arritur konsensusi mes partive kryesore politike në vend.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe Nisma Socialdemokrate, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk pranojnë që këto bisedime të udhëhiqen nga presidenti Thaçi.

Pa votat e këtyre partive në Kuvend nuk mund të sigurohen 61 deputetë prezentë në seancë, që marrin pjesë në votimin e platformës për dialog, prandaj Qeveria e Kosovës javë më parë e tërhoqi këtë dokument për bisedimet e ardhshme, duke shpresuar që së shpejti mund të arrihet konsensusi brendapartiak në vend.

Por, për ta arritur një konsensus të tillë gjasat janë minimale, shkruan Zëri.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka akuzuar opozitën se nuk e ka problem përmbajtjen, por udhëheqjen e dialogut.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO