Thaçi më i përgatituri për të udhëhequr bisedimet me Serbinë, thotë Krasniqi – Lajmi.net
Thaçi më i përgatituri për të udhëhequr bisedimet me Serbinë, thotë Krasniqi
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:12, 8 June 2018
Memli Krasniqi
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se tema e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një nga temat më të rëndësishme edhe për qytetarët edhe për institucionet të Kosovës.

“Çfarë do marrëveshje që do të del nga bisedimet, i fundit është Kuvendi i Kosovës, ai që do të merr vendimin e fundit”, tha Krasniqi.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se qëndrimi i PDK-së është që duhet të shkojmë në bisedime si ekip. “Nëse ne pajtohemi që të shkojmë të liruar nga paragjykimet tona shumë më lehtë mund të arrijmë në vendin e duhur”, theksoi ai.

Krasniqi tha se duhet të kemi të qartë se BE-ja, nuk na janë vetëm shërbim. “Ata janë faktor në bisedime. Takimi i fundit është organizuar nga zonja Mogerini”, theksoi.

Sipas tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. “Bindja jonë si PDK, është që të dërgojmë njerëz në Bruksel, njerëz më kredibil. Nëse flasim që nga Rambuje, nuk ka njerëz më të përgatitur se Hashim Thaçi”, deklaroi ai në RTK.

Sipas tij që nga Pavarësia e Kosovës, Kuvendi i Kosovës në këtë kohë ka pasur shumë seanca dhe dinamikë të punës. “Është bërë në punë e mirë dhe punë e madhe, ka shumë punë që jemi të obliguar që t’i kryejmë për një periudhë sa më të shpejt. Ka një qëndrueshmëri institucionale, edhe përkundër diskursit politik”, tha Krasniqi.

Sipas tij, puna varet edhe nga puna e Qeverisë së Kosovës. “Ka edhe në qeveri një dinamikë”, tha ai.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO