Thaçi: Me Erdoganin bisedova për bashkëpunim drejt UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lajme

05/11/2015 16:39

Ministri Thaçi tha se me presidentin turk ka biseduar për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, ka shkruar ai.

Më tutje ai tregoi se e ka falënderuar presidentin turk, për mbështetjen që po i japin shtetit të Kosovës ai dhe Turqia, transmeton lajmi.net

“E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social facebook.