Thaçi këmbëngulë në formimin e qeverisë

Kreu i Qeverisë dhe i PDK-së, Hashim Thaçi vazhdon të mbajë qëndrimin, se vetëm partia e tij, si e para në zgjedhje, ka të drejtë ligjore për të formuar qeverinë e re.

Lajme

11/07/2014 14:08

Kryeministri  në largim i Kosovës, HashimThaçi ka deklarua edhe njëherë se PDK, si partia me më së shumti vota, do të ketë të drejtën të formojë qeverinë.

Thaçi i bëri këto komente me rastin e fillimit të korrje-shirjet në Komunën e Suharekës, ku si zakonisht, ishte i pari që kishte drejtuar makinerinë për korrjen e grurit.

Lidhur me nisjen e fazës së korrje-shirjeve,  Ai tha se ky vit do të jetë i mbarë sa i përket rendimenteve dhe se qeveria do të vazhdojë t’i subvencionoj bujqit.