Thaçi dekoron veprimtarin Beqir Hajrizi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me urdhrin “Hasan Prishtina”, pas vdekjes, ka dekoruar veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin Beqir Jetullah Hajrizin.

Lajme

16/07/2018 18:22

Thaçi ka shkruar në Facebook se Hajrizi dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin Beqir Jetullah Hajrizi. Ai dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.