Teuta Krasniqi po bëhet nënë për herë të tretë?

Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi gëzon një jetë të lumtur pranë familjes.

ShowBiz

05/10/2018 11:00

Ajo është e martuar me trajnerin, Adonis Morina dhe tashmë është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaiës, shkruan lajmi net.

Teuta ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Mirage’ që është prodhim i lajmi net ku ka folur rreth jetës private dhe karrierës profesionale.

Ajo po ashtu flet edhe për ish-bashkëshortin, Bleron nëse do shkojë në dasmën e tij që pritet të mbahet në vitin 2019.

Së fundmi qarkulloi në media lajmi se Teuta është në pritje të fëmijës së tretë, e për këtë ajo jep një përgjigje që mund ta mësoni në videon e mëposhtme.

Ndryshe, para pak ditësh vajza e vogël e Teutës festoi ditëlindjen e dytë me ç’rast i ishte organizuar një festë nga familja. /Lajmi.net/

YouTube player