Tetë pikë larg Barcës? Shpërthen Isco

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka folur pas humbjes nga Girona.

Sport

29/10/2017 19:58

Real Madrid u mposht 2:1 nga Girona në udhëtim në ndeshjen e xhiros së 10-të.

Golin e vetëm e shënoi Isco, i cili u deklarua pas ndeshjes, duke thënë se edhe pse janë tetë pikë pas Barcelonës, për një skuadër si Real Madridi, asgjë s’ka përfunduar.

Tetë pikë larg? “E mira është se ka edhe shumë ndeshje në ligë. Madridi gjithmonë ka treguar se asnjëherë nuk mund të konsiderohet i mbaruar, dhe gjithmonë është rikthyer, dhe ne tani kemi mundësi të mirë ta vërtetojmë këtë”, është përgjigjur Isco./Lajmi.net/