Tërmeti përmbys shtëpi në jug të Japonisë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën jugore të Japonisë, duke përmbysur disa shtëpi.

Bota

14/04/2016 18:59

Tërmeti ka pasur fuqinë prej 6.4 shkallësh të Richterit, por pas tij nuk ka pasur alarm për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka thënë se tërmeti ka goditur në lindje të qytetit Kumamoto, në ishullin Kyushu.

japan-mashiki

Centralet bërthamore Sendai dhe Genkau raportohet se janë duke operuar normalisht.

Nuk është raportuar ende për viktima, edhe pse Policia në Kumamoto ka thënë se mund të ketë njerëz të bllokuar nën rrënojat e shtëpive.

Untitled

Japonia është një nga vendet me më së shumti tërmete në botë.