Tërmet i fuqishëm në Tajvan

Një tërmet me magnitudë 6.1 tronditi një pjesë të Tajvanit këtë mëngjes, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin Taipei.

Bota

31/05/2016 08:37

Banorët dhe zyrtarët thonë se tërmeti është ndjerë shumë, mirëpo ende nuk është raportuar nëse ka dëme apo të lënduar, transmeton lajmi.net.

Shërbimet Gjeologjike në SHBA, kanë regjistruar tërmetin me rreth 110 km në verilindje të Tapei, dhe fillimisht magnituda ishte 6.4. /lajmi.net