Teoria e relativitetit dhe Google kanë ardhur në jetë si pasojë e ëndrrave

Duke u bazuar në studimet që kanë kapur 5000 njerëz, është zbuluar se sikurse meshkujt, ashtu edhe femrat kanë të bëjnë me të njëjtën çështje në ëndërr.

Fun

06/02/2017 20:19

 

Në shumicën e ëndrrave, ju realisht nuk e dini se jeni duke ëndërruar, sido që mund të jetë ëndrra që jeni duke e parë, transmeton lajmi.net

Ju mund të veproni në ëndërr, në mënyrë logjike dhe jologjike, por gjithsesi, ndoshta keni dëgjuar edhe për ëndrrat lucide, kur ju mendoni se e dini që po ëndërroni.

Në disa prej këtyre ëndrrave, ju mund të merrni kontroll mbi to dhe të ndryshoni mënyrën se si ëndërroni.

Mënyra më e thjeshtë është që të vizatoni diçka në dorën tuaj dhe kur të zgjoheni do ta kuptoni nëse realisht keni qenë zgjuar, duke vepruar në ëndrrën lucide, apo keni qenë duke parë ëndërr.

A ëndërrojnë njerëzit e verbër?

Pavarësisht që ata nuk kanë parë kurrë imazhe, studimet tregojnë se ata përjetojnë 20 përqind më shumë ankthe se sa njerëzit normalë.

Shumë ide kanë ardhur tek njerëzit përmes ëndrrave, si google, teoria e relativitetit, insulina e shumë të tjera.

Kur ju lëvizin sytë në gjumë, atëherë ju jeni në gjendjen më të thellë dhe po përjetoni paralizën e gjumit.

Në këtë rast, trupi juaj përgatitet që të zgjohet plotësisht nga gjumi dhe nuk mund të lëvizë. Shumë njerëz kanë ‘’parë’’ krijesa të tjera në dhomë bashkë me ta në këto momente, por s’kanë arritur të luajnë nga vendi i tyre, kjo është pra nga ndikimi i paralizës.

Në gjumë, njerëzit mund të ecin. Ata mund të bëjnë gjëra të tmerrshme gjatë kësaj kohe. Të rrëzohen nga qatia, të djegin shtëpinë, të shkojnë në shtratin e një të panjohuri e shumë të tjera. Kjo fazë quhet droga e gjumit, e cila krijon halucinacione.

Cili është qëllimi i ëndrrave?

Darvini ka thënë se ëndrrat mbushin kërkesat tona biologjike. Teoria kërcënuese, sipas Darvinit, shfaqet nëpër ëndrra, duke e vendosur trurin nëpër situata të rrezikshme në mënyrë që të mësojmë si të reagojmë realisht në të tilla situta. /Lajmi.net/