Tensione te Barcelona, ylli i MSN kapet keq me trajnerin (FOTO)

Javën e kaluar qarkulluan informacione që Neymar dëshiron që trajner i Barcelonës të bëhet Juan Carlos Unzue.

Sport

08/05/2017 09:51

Megjithatë, ngjarjet e fundit te Barcelona nuk e konfirmojnë një gjë të tillë.

Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar dhe Unzue kanë pasur një debat të ashpër në zhveshtoret e Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”.

Burimet e gazetës katalunase bëjnë të ditur që situata ka qenë mjaft e tensionuar.

Ndryshe, Unzue është ndihmës i Enriques dhe njihet për karakterin e fortë dhe gjykimet e prera.

Paraprakisht gjatë sezonit, ai iu ka mbajtur fjalime të “nxehta” edhe portierit Ter Stegen, mbrojtësit Samuel Umtiti dhe mesfushorit Ivan Rakitic. /Lajmi.net/

ney

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6