Tenisti i talentuar nga Kosova pjesëmarrës në ‘Ten Pro Global Junior Tour’

Tenisti i talentuar nga Kosova, Dasar Ymeri, nesër (e hënë) do të nisë garën në turneun ndërkombëtar të tenisit ‘Ten Pro Global Junior Tour’.

Sport

18/02/2018 23:36

Ky turne organizohet në Holandë  dhe starton nesër, ndërsa Dasar Ymeri do të jetë pjesëmarrës në grupmoshat U10 dhe U11.

Dasar Ymeri është nëntë vjeç, dhe është pjesë e skuadrës kroate TK Viži, që gjendet në Zagreb./Lajmi.net/