Temperaturat e larta, si të mbrojmë fëmijët

I nxehti ka ardhur dhe ata që e vuajnë më shumë janë pa dyshim fëmijët. Të vegjëlit, veçanërisht të sapolindurit, e kanë vështirë të përshtaten me temperatura e larta, në krahasim me të rriturit.

Lifestyle

29/06/2016 18:15

Për këtë arsye gjatë ditëve të nxehta është e nevojshme, që të tregohet një kujdes i veçantë.

Por çfarë duhet bërë?

Mbajtja e ambienteve të freskëta duke i ajrosur vetëm në mëngjes herët dhe gjatë natës, si dhe përdorimi në mënyrë të moderuara të kondicionerit.

Kontrolli i vazhdueshëm i temperaturës tek të vegjëlit është i domosdoshëm. Nëse është e nevojshme t’i freskojmë, bëjeni me një banjo të vakët.

Lëngjet me shumicë janë gjithashtu në detaj që nuk duhet neglizhuar kurrë. Nxitin fëmijët që të pinë sa më tepër ujë.

Ushqimet e freskëta dhe të lehta, si shalqiri, kastraveci, por dhe fruta të tjera që ndihmojnë për t’u hidratuar.

Specialistët rekomandojnë kujdes tek fëmijët e sëmurë. Diarreja mund të jetë shkaktare e një dehidratimi të shpejtë.

Shikoni me vëmendje simptoma, si plogështia, tharja e lëkurës ose b uzëve dhe mos hezitoni të kontaktoni mjekun.

Ajo që pediatërit theksojnë është që fëmijët nuk duhen lënë kurrë vetëm në makinë, apo në ambiente të mbyllura.