Telefoni para seksit

Telefonat mund të përdoren për përdorimin e mesazheve seksi, por ka shumë njerëz që u kushtojnë më shumë rëndësi smartphone, sesa partnerëve të tyre. Një studim i bërë nxjerr në pah një rezultat shokues, pasi të rriturit amerikanë mendojnë se telefonat mobilë janë më të rëndësishëm sesa seksi. Qasja në internet, veturat, laptopat dhe televizioni,…

Lifestyle

07/02/2014 18:45

Telefonat mund të përdoren për përdorimin e mesazheve seksi, por ka shumë njerëz që u kushtojnë më shumë rëndësi smartphone, sesa partnerëve të tyre.

Një studim i bërë nxjerr në pah një rezultat shokues, pasi të rriturit amerikanë mendojnë se telefonat mobilë janë më të rëndësishëm sesa seksi. Qasja në internet, veturat, laptopat dhe televizioni, janë gjithashtu më esencialë.

Vetëm 20 për qind nga 2,210 të ttirut në SHBA gjatë verës së kaluar kanë thënë se nuk mund të jetojnë pa aksionin në shtrat, ndërsa 26 për qind e njerëzve thonë se nuk mund ta paramendojnë jetën pa telefonat e tyre.

Ushqimi konsiderohet si kategoria më e rëndësishme, por 8 për qind e njerëzve e pranojnë se nuk mund të jetojnë pa navigacion satelitor, 7 për qind pa rrjete sociale dhe 6 për qind pa tabletën e tyre kompjuterike.

Studimi i bërë nga Harris Interactive zbuloi se pothuajse tri të katërtat e të rriturve thonë se teknologjia e ka përmirësuar kualitetin e jetës së tyre. rreth gjysma e njerëzve vesojnë se ajo e ndihmoi lidhjen e tyre me miq dhe e rregulloi jetën sociale.

Vetëm gjysma e përdorin teknologjinë, duke menduar se ajo e shpëton jetën e tyre të zënë, ndërsa studimi gjeti se rreth 40 për qind e të anketuarve mendojnë se kjo i bën ata të lumtur.

Sidoqoftë, 69 për qind e të rriturve thonë se i kushtojnë më shumë rëndësi dhe hutohen më shumë pas telefonave të tyre sesa partnerëve.