Telashe për Shevchenkon, super lajm për Kosovën (FOTO)

Njësoj si Kroacia, edhe kundërshtari tjetër i Kosovës, Ukraina, ka probleme me futbollistë të lënduar.

Sport

05/10/2016 14:57

Kosova është vërtetë me fat.

Pas Kroacisë, edhe kundërshtari tjetër Ukraina, ka probleme me futbollistë të lënduar.

Qendërmbrojtësi më i mirë i tyre, Yaroslav Rakitskiy, që luan me me Shakhtar Donetskun, do të mungojë në takimet me Turqinë dhe Kosovën, përcjell “Lajmi.net”.

Federata e Futbollit të Ukrainës ka konfirmuar mungesën e tij.

Andaj, selektori i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka një problem të madh para duelit të së dielës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.