Teknologjia gati ta mposhtë verbërinë përgjithmonë

Shkencëtarët janë gati t’ua rikthejnë shikimin të verbërve, duke ju dërguar pamje direkt në tru.

Lifestyle

31/10/2016 19:04

Për herë të parë në botë, kirurgët kanë vendosur një çip simulues vizual në trurin e një gruaje 30-vjeçe.

Pacientja, që kishte qenë plotësisht e verbër për 7 vjet, pa ngjyra, vija dhe pika kur sinjalet u dërguan në trurin e saj përmes një kompjuteri, transmeton Gazeta Express.

Doktorët e saj tani janë duke planifikuar që të dërgojnë pamje nga një video kamerë e vogël në tru, ku me këtë rast do të krijohej syri i parë bionik në botë dhe do t’u kthehej shikimi miliona njerëzve.

Teknologjia ka potencialin që t’ua rikthejë shikimin edhe atyre që kanë humbur njërin sy ose janë verbëruar si pasojë e kancerit.

Doktorët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos janë duke pritur leje nga rregullatorët e SHBA-së që të lidhin sistemin në një kamerë dhe me një palë syze, që do të dërgonin pamje direkt në tru.

Se si do të funksionojë kjo teknologji, e shpjegon kjo foto më poshtë:

21