Të shtëna armësh në një hotel në Graçanicë, tre policë të lënduar

Në fshatin Preoc të Graçanicës, është arrestuar një i dyshuar pasi që ka shtënë me armë zjarri në një hotel.

Lajme

02/07/2018 14:46

Gjatë ballafaqimit me të derisa është prangosur, lëndime kanë pësuar tre zyrtarë policorë, njofton policia.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërkaq policët kanë pranuar trajtimin e duhur mjekësorë.