“Të rinjtë pa përkrahje – shteti po punon që ata të shkojnë jashtë”

Njohësi i fushës së arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se ka shumë faktorë deri që çojnë në ngritjen e përmirësimit të cilësisë së arsimit.

Lajme

16/10/2018 19:01

Ai ka thënë se duhet të krijohet një sistem llogaridhënës, çka sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë në vend.

“Duhet të shihet performaca dhe të bëhet një lloj pastrimi i sistemit nga lart-poshtë. Është problem që shteti nuk ka insentiva që të përkrahen të rinjtë”, ka thënë Rexhaj në Info Magazine.

“Tmerrohem me faktin se po i afrohemi liberalizimit të vizave dhe shteti nuk ka asnjë ofertë për rininë që të qëndrojnë këtu. Rininë do ta humbim për 2-3 vjet. Asgjë nuk po bëhet për rritjen e punësimit. Ne po punojmë që të rinjtë të shkojnë jashtë”