A do të luajë Feronikeli në “Elbasan Arena”? Vjen përgjigjja nga FSHF

Feronikeli dhe Prishtina apo Drita pritet të marrin pjesë në garat evropiane, prej edicionit të ri.

Sport

24/05/2016 17:01

Klubet janë në fazën finale të licencimit nga UEFA, mirëpo infrastruktura e dobët në vend, dhe koha e shkurtër në dispozicion për rinovimin e stadiumeve, pritet t’i detyrojë klubet kosovare që ndeshjet e para ndërkombëtare si vendase t’i zhvillojnë jashtë Kosovës. Shqipëria mbetet opsioni kryesor.

Ndërsa, Armand Duka, kreu i FSHF-së, i cili ndër vite e ka ndihmuar futbollin kosovar të izoluar, ka deklaruar se klubet e Kosovës dhe vet përfaqësuesja kosovare janë të mirëseardhura në stadiumet e Shqipërisë. Ai ka thënë se stadiumet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës.

“Çdo stadium i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Secilin stadium të Shqipërisë, Kosova mund ta ndjejë sikurse të vetin”, ka thënë Armand Duka.