Të lënduarit nga shpërthimi i gazit në “Dardani”, në gjendje të rëndë

Vazhdon të mbetet e rënduar gjendja shëndetësore e dy personave që mbrëmë u përfshinë në zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një ndërtesë të lagjes “Dardania”.

Lajme

13/01/2015 15:40

Mjekët e Klinikës Emergjente kanë bërë të ditur se pacientët e lënduar pas trajtimit dhe pas të gjitha ekzaminimeve dhe analizave janë transferuar për trajtim të mëtejmë, njëri në Klinikën e Kujdesit Intensiv Qendror, ndërsa pacienti tjetër në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, raporton KTV. 

18-vjeçari D. Pllana, i cili gjendet në Kujdesin Intensiv Qendror, sipas mjekëve kujdestarë të kësaj klinike ka të djegur pjesën e kokës, në gjymtyrët e sipërme dhe në gjoks, mjekët informojnë se pacienti ka të djegura të shkallës së dytë AB dhe të shkallës së tretë, ku rreth 20% ka djegie sipërfaqësore. 

Në komunikatën për media thuhet se mjeku kujdestar ka konstatuar që gjendja aktuale e pacientit është stabile dhe është nën përkujdesjen shëndetësore me aparaturë mjekësore.