Të gjithë flasin për Sadikun e Memushajn, ja çfarë bëri Strakosha

Thomas Strakosha, bëri paraqitje fantastike ndaj Izraelit, duke shpëtuar portën e Kuqezinjve disa herë.

Sport

12/06/2017 09:20

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, bëri paraqitje fantastike ndaj Izraelit, duke shpëtuar portën e Kuqezinjve disa herë.

Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. Ndeshja e zhvilluar në “Sammy Ofer” përfundoi 0:3 në të mirë të mysafirëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.

Paraqitje mbresëlënëse bëri edhe Strakosha, i cili u pyet nëse kjo është një sinjal për portierin e parë të Kombëtares, Etrit Berishën.

“Paraqitja ime? Faleminderit, duhet t’i them faleminderit edhe gjithë grupit e stafit, se kemi luajtur shumë mirë sot. Kam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe me këtë fitore shkojmë më mirë në pushime të paktën”, tha Strakosha.

“Nëse paraqitja e sotme ishte një sinjal për Berishën? Jo, nuk ka të kesh kujdes me Kombëtaren. Kombëtarja është gjë tjetër. Kur je me klubin është diçka tjetër. Kombëtarja jemi 23-24 veta që kushdo luajë, jep maksimumin për të fituar Kombëtarja. Është diçka tjetër, nuk ka që të vendosim në presion njëri-tjetrin”, shtoi portieri i Lazios.

“Ne japim maksimumin në ndeshjet e ekipit, të jemi gati për Kombëtaren. Kur nuk luajmë, bëjmë tifozin nga jashtë dhe shpresojmë të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh më tej për Super Sport Strakosha.

“Kush më uroi i pari? Direkt familja. Mami dhe vëllai u shprehen më mirë, babi është më pak euforik, sheh probleme gjithmonë”, përfundoi Strakosha.