Të gjithë duart lartë në Paris të Francës për Rita Orën

Yjet shqiptare janë duke dominuar në skenën botërore.

ShowBiz

24/05/2018 10:30

Këtë po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e Era Istrefi të cilat janë të pranishme me projektet e tyre anembanë botës, shkruan lajmi net.

Gjatë turneut të saj ‘Girls’ Rita Ora ishte në Paris të Francës ku edhe ndezi atmosferën para mijëra shikuesve.

Ajo dukej e mahnitshme teksa kishte të veshur një kostum të kuq.

“Natën e kaluar në Paris, shikoni muzikën time të re Girls! Në Youtube! Linku në biografinë time”, ka shkruar ajo.

“Girls” nga Rita Ora ft Cardi B, Bebe Rexha & Charli XSX është lansuar një javë më parë ndërsa për pak kohë numëron 12 milion klikime. /Lajmi.net/