Të dhënat personale, Facebook marrëveshje me Kinën – Lajmi.net
Të dhënat personale, Facebook marrëveshje me Kinën
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:38, 7 June 2018
Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, mes tyre edhe një kompani e konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare nga komuniteti amerikan i zbulimit. Kjo ka ngritur shqetësime të reja rreth mënyrës se si i ka trajtuar të dhënat personale të konsumatorëve gjiganti i medias sociale.

Facebook-u e pranoi dje këtë fakt, vetëm dy ditë pasi gazeta “The New York Times” zbuloi se media sociale kishte bërë marrëveshje të posaçme për shkëmbimin e të dhënave me 60 prodhues pajisjesh elektronike, përfshirë Huawei-n, Lenovo-n, OPPO-n dhe TCL-në, për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e Facebook-ut për të pasur qasje në llogaritë e tyre nga një gamë e gjerë aparatesh elektronike.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për kompaninë kineze Huawei, duke pasur frikë se qeveria kineze mund të kërkojë qasje në të dhënat e ruajtura në pajisjet apo serverat e tyre. Shqetësimet bënë që ushtria amerikane të ndalonte shitjen e aparatëve celularë inteligjentë Huawei në bazat e saj.

Një nga zyrtarët e lartë të Facebook-ut, Francisco Varela, tha dje se shkëmbimi i të dhënave me Huawei-n dhe kompanitë e tjera kineze “u kontrolluan që në fazat e para”.

Facebook-u ka qenë nën kritika të forta pasi u zbulua se një kompani këshilluese politike me bazë në Britani “Cambridge Analytica”, kishte patur qasje në dhjetëra miliona të dhëna personale të përdoruesve. Vetë kompania ka qenë nën kritika kur në shtator u zbulua se rusët, duke përdorur emra të rremë, përdorën mediat sociale për të ndikuar tek votuesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO