Të bësh qejf me paratë e babit!

Kudo në botë për të rinjtë është e vështirë që të kenë para për të shpenzuar pa limit teksa një pjesë e madhe e tyre nuk po arrijnë të kenë edhe një punë bazë.

Fun

04/10/2017 20:02

Por ka disa përjashtime,  një rast janë ata fëmijë që pavarësisht se nuk kanë punuar qoftë edhe një ditë në jetën e tyre kanë nën pronësi makina superluksoze apo edhe avionë privatë.

Një luks ky për disa, të cilët janë thjesht fëmijë me prindër shumë të pasur. E në kohët e sotme nëse ke diçka për t’u mburrur atëherë shpërndaje në rrjetet e sociale. Pikërisht këtë bëjnë edhe këta trashëgimtarë, të cilët nga fotot që publikojnë duket se nuk ia dinë shumë vlerën asaj që kanë. /Lajmi.net/