Taylor Swift, princeshë e muzikës pop sipas Modonnës

Madonna mbretëresha e muzikës pop ka lavdëruar pop yllin botëror të momentit, këngëtaren Taylor Swift...

ShowBiz

28/01/2015 19:52

Këngëtarja Madonna ka thënë në një intervistë se Swift është një princeshë e padiskutueshme e muzikës pop. “Është mirë të kemi një princeshë të popit. Kjo do të thotë se përreth ka shumë fustane”, ka thënë Madonna.

“Më pëlqen Taylor Swifti. Unë mendoj se ajo krijon këngë të bukura pop. Ato nuk më largohen nga mendja”.

Edhe Swift është përgjigjur në faqen e saj në Tumbrl, duke shkruar me plotë emocione: “Faleminderit, tani jam e vdekur. Si mund ta përballoj këtë, rri qetë Taylor, mos e turpëro veten.”

Ndryshe, albumi më i fundit i Taylor Swift ‘1989’ po thyen shumë rekorde dhe deri tani vetëm në Amerikë ka shitur mbi 4 milionë kopje. Lajmi.net