Tare ka një lajm të keq për Ronaldon

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për ardhjen e Cristiano Ronaldos në Serie A te skuadra e Juventusit.

Sport

22/08/2018 13:35

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar ardhjen e Cristiano Ronaldos në Juventus.

Ai ka thënë se portugezi meriton lëvdata për dëshirën e tij të dëshmohet edhe në Itali.

Por, ai beson se Ronaldo nuk do ta ketë aspak të lehtë në Serie A.

“Ronaldo nuk ka bërë një hap prapa duke u larguar nga Real Madrid në Juventus sepse Juventus është klub i nivelit botëror”, deklaroi Tare për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Ata kanë arritur dy finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit. Ronaldo dëshiron të dëshmohet edhe në Itali por mendoj se Serie A është liga më e vështirë në botë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/