Tahiri edhe me nje vendim: Udhëzim për shitjen e pasurisë së konfiskuar

Deri tash, ka qenë shumë e paqartë mënyra e shitjes së pasurisë së luajtshme të sekuestruar. Por, me një udhëzim të nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tash procedurat sqarohen. Tahiri ka njoftuar se e ka nënshkruar sot këtë udhëzim dhe shton se ky hap shënon një hap tjetër në luftën kundër korrupsionit.

Lajme

05/10/2017 16:03

“Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara.

Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjeketeve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore.

Ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook. /Lajmi.net/

22237395_10214767829490744_2024190275_n