Yannick Carrasco afër rikthimit në La Liga

Yannick Carrasco është shumë afër rikthimit në futbollin evropian, më saktë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sport

14/12/2019 16:18

Anëtari i Dalian Yifang ka bërë të ditur se do të largohet nga Superliga e Kinës gjatë janarit, dhe lojtari tashmë po lidhet me një rikthim në La Liga.

‘Eldesmarque’ shkruan se Real Betis është skuadra që shpreson të sigurojë nënshkrimin e reprezentuesit të Belgjikës, transmeton lajmi.net.

26 vjeçari kalonte në Superligën e Kinës nga Atletico Madrid, por duket se ai nuk ka arritur të ambientohet me jetën në Kinë.

Përveç Betis, janë edhe disa skuadra të tjera që kanë shfaqur interesim për Yannick Carrasco. /Lajmi.net/