Të vdekur dhe qindra të plagosur pas një shpërthimi të madh në Afganistan (Foto/Video)

Një shpërthim në mëngjesin e sotëm ka tronditur qendrën Kabul në Afganistan, afër ambasadës amerikane.

Bota

19/04/2016 08:52

Në kryeqytetin afgan ku edhe gjendet ambasada amerikane, rreth qindra njerëz janë plagosur, megjithatë dyshohet edhe për të vdekur, transmeton lajmi.net.

Dëshmitarët raportojnë se ky sulm ka synuar shërbimet sekrete që mbrojnë ‘VIP’.

Përgjegjësinë e këtij sulmi e kanë marrë talebanët.

Presidenti Ashraf Ghani, dënoi ashpër këtë sulm dhe tha në një deklaratë të tij se janë vrarë dhe janë plagosur qindra njerëz ta pafajshëm.

Një zëdhënës  i cili gjendet në emergjencë  ka raportuar se gjenden edhe tetë ushtarë të plagosur afgan.

Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë një makinë bomb në derën kryesorë të njësive të shërbimit sekret.

Ambasada amerikane dhe NATO, nuk janë prekur nga ky shpërthim, megjithatë talebanët të cilët grupin e tyre e quajnë ‘Operacioni i Omarit’, kanë paralajmëruar se “do të rrisin sulmet në shkallë të gjerë mbi pozicionet e armikut në gjithë vendin”./lajmi.net

YouTube player

A man stands inside his damaged shop near the scene of a bomb blast that targeted the Ministry of Defense

A plume of smoke rises from an explosion in Kabul