“Shkëlzen Haradinaj me plagë në trup qëndroi në Kosovë”

Lahi Brahimaj, ish eksponent i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se dëshmori Shkëlzen Haradinaj kishte qenë njëri ndër ushtarët më aktivë të UÇK-së gjatë luftës.

Lajme

16/04/2019 18:43

Brahimaj ka thënë se Haradinaj ishte ndër njerëzit më aktiv gjatë luftës.

“Shkëlzen Haradinaj ishte ndër njerëzit më aktivë gjatë luftës. Ai u plagos çdo herë gjatë luftës, iu sugjerua që të shkojë të mjekohet, por ai nuk deshi. Shkëlzeni me plagë ka qëndruar në Kosovë”, ka thënë Brahimaj.

Ai tutje ka treguar edhe për atë se çfarë thoshte Shkëlzeni.

“Ai kishte thënë: “vetëm njërën këmbë nëse e qes andej kufirit ndihem se e tradhëtoj vendin”. Ai nuk ka ditur të tërhqiet dhe u ka dhënë moral të tjerëve”, ka thënë Brahimaj.