Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso po luftojnë për një vend në Aston Martin

Aston Martin shihet si destinacion i mundshëm për njërin nga dy emrat e mëdhenj të Formula 1.

Sport

26/06/2020 19:48

Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso janë dy pilotët që akoma nuk kanë siguruar një skuadër për sezonin e ardhshëm në F1.

Vettel ka bërë të ditur se do të largohet nga Ferrari, kurse edhe Alonso do të jetë pa skuadër.

Siç thuhet nga ‘Marca’, Alonso dhe Vettel tashmë po luftojnë për një vend në skuadrën e Aston Martin, transmeton lajmi.net.

Vettel shihet të jetë favoriti për një vend në skuadër, pasur parasysh formën e viteve të fundit.

Alonso më parë është lidhur edhe me Renault por duket se kriza ekonomike i ka pamundësuar skuadrës një nënshkrim me spanjollin.

Mbetet të shihet se cili nga 2 pilotët do të arrijë të sigurojë një vend në Aston Martin. /Lajmi.net/