Problemet me ankthin, Zayn Malik kërkon ndihmë nga Adele

Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për Zayn Malik sepse ai po vuan nga ankthi, shqetësim që bëri të anullonte edhe koncertin e tij në Londër.

ShowBiz

19/06/2016 17:36

Shumë yje të famshëm u solidarizuan me Zayn, duke i dhënë një dorë atij në mënyrë që ta menjanonte këtë sëmundje që po e mundon shumë, një ndër to edhe e dashura e tij Gigi Hadid. Mirëpo këngëtari 23 vjeçar me të vërtetë po kërkon ndihmë, dhe po e kërkon atë te një këngëtare tjetër, Adele, e cila më parë ka pranuar se vuante nga ankthi në fillimet e karrierës së saj.

Në një intervistë para disa kohësh Adele ka thënë “Unë kam vazhdimisht kriza paniku e ankthi, më duket sikur zemra do më dalë nga vendi dhe nuk do të jem në gjendje ta përfundoj shfaqjen, kurrë. Një audiencë kaq e madhe në numër, më tmerron.”

Sipas burimeve të Daily Mail, stafi i Zayn, ka shkuar të takojë menaxherin e Adele, Jonathan Dickins, për të marrë këshilla në lidhje me këtë sëmundje. Shpresojmë që Adele dhe stafi i saj ta ndihmojnë Zayn, që ky i fundit të fillojë të japë koncerte të mrekullueshme për fansat, ashtu siç vetëm ai di të bëjë.