Pëmes një videoje, Dafina tregon transformimin e ditës me anë të grimit

Dafina tregon ndryshimin e të premtes që e bëri me anë të grimit.

ShowBiz

15/05/2020 23:46

Dafina Zeqiri është një prej emrave, që asnjëherë nuk frikohet të provojë eksperimente në dukjen e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo me anë të postimeve në rrjete sociale, ka treguar ndryshimin që bëri në dukje, e që supozohet të jetë për videoklipin e ri.

Pas atyre postimeve të ditës së djeshme, Dafina sot publikoi tjetër video dhe tregoi ndryshimin para dhe pas grimit, ndryshim të cilin e quajti “transformimi i të premtes”.

Artistja dukej për mrekulli pas këtij ndryshimi, ndërsa të shumta ishin edhe komentet pozitive të fansave të saj.

Për ndryshe, “A je pendu”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeiqiri, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Cricket dhe që u prit mirë në publik. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CANleJbJyJP/?igshid=1ee0yf4448g90