Oborri i shkollës “Meto Bajraktari” shndërrohet në ring boksi, pamje nga rrahja e disa nxënësve

Shpesh herë kemi dëgjuar për përleshje fizike të cilat ndodhin në shkollat e vendit. Një e tillë është parë të ketë ndodhur të premten që lamë pas në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Në një video të siguruar nga lajmi.net, shihet se përleshja fizike ndodhi në mes disa nxënësve të gjinisë mashkullore. Të njëjtit…

Lajme

23/10/2022 16:53

Shpesh herë kemi dëgjuar për përleshje fizike të cilat ndodhin në shkollat e vendit.

Një e tillë është parë të ketë ndodhur të premten që lamë pas në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga lajmi.net, shihet se përleshja fizike ndodhi në mes disa nxënësve të gjinisë mashkullore.

Të njëjtit janë parë duke u grushtuar për disa minuta radhazi, derisa një person i pranishëm ka tentuar që t’i ndajë.

Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj përleshje të njëjtit janë lënduar.

Duhet përkujtuar që raste të tilla të cilat ndodhin disa herë brenda e jashtë objekteve të shkollave në Kosovë, kanë lënë shije mjaftë të hidhur të sistemit edukativ në vend./Lajmi.net/