‘Mendoj për ty’ edhe sot në kryeqytet

Fushata “Mendoj për ty” do të jetë edhe sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajme

09/06/2015 07:49

Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë një fustan për të kontribuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftë, këtë do ta bëjnë në tendën që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe e cila do të hapet sot nga ora 11:00.

Kjo fushatë është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga.