Kryeministri kanadez bën iftar i shoqëruar me mysliman (Video)

Justin Trudeau, Kryeministri i Kanadasë dhe gjithashtu lider i Partisë Liberale njihet për dashurinë e tij dhe kulturën e veçantë që ka.

Bota

08/06/2016 10:09

Edhe pse Trudeau i takon thellësisht besimit katolik, ai muajin e shenjtë të Ramazanit nuk e shpërfilli, transmeton lajmi.net

“Unë jam besimtar, unë jam katolik, por kjo nuk do të thotë që nuk respektoj fenë e tjetrit”, tha Trudeau.

Ditën e parë të muajit Ramazan ai nuk e harroi, madje as anëtarët e grupit të tij që i takojnë fesë islame, kështu ai kaloi iftarin e parë duke ngrënë në tavolinë bashkë me shokët e tij.

“Ishte kënaqësi të festoj Ramazanin dhe të thyej iftarin e parë bashkë me anëtarët tanë myslimanë”, tha Trudeau. /lajmi.net

YouTube player