Kriza politike, Ahmeti takon ambasadorin amerikan

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ambasadori amerikan në Shkup Xhes Bejli në një takim të zhvilluar sot kanë folur për zhvillimeve e fundit në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së qershorit për dhënien fund krizës, por edhe për integrimin Euroatlantik dhe sfidat me ekstremizmin.

Lajme

13/12/2015 23:56

Ahmeti ka thënë se pjesët kryesore dhe më të ndjeshme të marrëveshjes tashmë janë zbatuar, ndërsa palët nuk duhet të kërkojnë arsyetime nga më të ndryshmet për të penguar zbatimin e plotë të detyrimeve, por të japin kontribut për ti tejkaluar dallimet.

Ahmeti, sipas komunikatës së BDI-së, ka ritheksuan nevojën e rikthimit në agjendë të zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesë e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.