I sëmurë që disa kohë, kjo është gjendja shëndetësore e Adem Mikullovcit

Ish-deputeti i VV-së, Adem Mikullovci, tash e disa kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme

27/09/2019 15:13

Kjo atij ia pamundësoi edhe pjesëmarrjen në tubime të partisë, si dhe seanca të Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo siç duket gjendja e tij është përmirësuar. Kështu ka bërë të ditur ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së përmes një postimi në Facebook, Glauk Konjufca.

“Shumë i gëzuar për përmirësimin e shëndetit të bacës Adem. Urime fitorja”, ka shkruar ai në Facebook./Lajmi.net/