Hajredin Hyseni, ministër i Administratës Publike?

Ministri Administratës Publike, Mahir Yagcilar pritet që së shpejti të emërohet ambasador i Kosovës në Turqi.

Lajme

10/12/2016 19:40

Gjasat janë të mëdha që Partia Demokratike e Kosovës, në pozitën e Administratës Publike të propozoj Hajredin Hysenin.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se pas largimit të Mahir Yagcilar i cili së shpejti do të emërohet ambasador i Kosovës në Turqi, Hajredin Hyseni do ta marrë këtë pozitë.

Nëse ndodhë kjo, atëherë njëra nga dy ministrisë të cilat ende funksionojnë pa ministra dhe i takojnë PDK-së do t’ju takoj minoriteteve. Bëhet fjalë për Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Hyseni është përmendur edhe si kandidat i mundshëm i PDK-së, për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Aktualisht ai është në pozitën e zëvendës ministrit të Administratës Publike./Lajmi.net/

Hajredin Hyseni

Hajredin Hyseni