Gatopardi frikëson turistin, i shfaqet papritur në xhipin që po e ngiste

Një moment tejet të frikshëm ka përjetuar Britton Hayes nga Seattle i cili kishte shkuar për vizitë në Parkun Kombëtar të Serengetit.

Fun

02/04/2018 11:55

 

Ndërsa ai po parakalonte me makinën e tij, papritur i shfaqet një gatopard prapa xhipit  të cilin po e ngiste, njofton Klan Kosova.

Në video shihet gatopardi që eksploron pjesën e pasme të makinës ndërsa Britton qëndron i qetë dhe nuk lëviz.

“Ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime,”– është shprehur Hayes.

Ai ia atribuoi ndihmën udhëzuesit të guidës i cili e ndihmoi të qëndronte i qetë duke i treguar sesi të ngadalësonte frymëmarrjen.

Gatopardi u largua nga makina pa lënduar asnjë njeri.

Sipas Daily Mail, Hayes pranon se qeshën me ngjarje disa orë më vonë dhe u lehtësuan që asgje e keqe nuk ndodhi, njofton Klan Kosova.