Çiklisti 22-vjeçar vdes pas një përplasje të tmerrshme
Një çiklist belg ka vdekur gjatë operacionit, në moshën 22 vjeç, pas një përplasjeje të tmerrshme në 'Tour të Polonisë'.
Sport
Bjorg Lambrecht u rrëzua në një kthesë betoni në 100 km gjatë fazës së tretë të garës nga Chorzow në Zabrzewhere.
Çiklistët u përballën me shira të mëdha gjatë fazës, çka krijoi kushte të rrezikshme, ndërsa u panë dy rrëzime të tjera, shkruan lajmi.net.
Ai u dërgua në spital pasi i erdhi vetëdija, por ekipi i tij Lotto-Soudal konfirmoi se ai ndërroi jetë dje.
Funksionet jetësore të Lambrecht u rikthyen në spital, por ai më pas vdiq gjatë operacionit, sipas The Sun. /Lajmi.net/