T.I dhe Meek Mill sjellin këngën e re ‘Jefe’

Artistët ndërkombëtarë janë goxha aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

13/09/2018 11:39

Reperi i njohur, T.I dhe Meek Mill kanë sjell projektin e ri muzikor i cili mban titullin “Jefe”, shkruan lajmi net.

Kjo këngë e tyre është xhiruar nga Nathan Smith, të cilët shfaqen gjatë një feste në Meksikë. T.I është mjaft aktiv në projekte të reja ku ka paralajmëruar edhe albumin e radhës.

Ndërsa, Meek Mill së fundmi është liruar nga burgu e që është pajtuar me reperin Drake, me të cilin kishte konflikte më parë.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/

YouTube player