Superjahti që të ofron pamje në lartësi (FOTO)

Një dizajnues italian ka ardhur me ide të madhe për jahtin më luksoz. Me një “kullë” që përmban një suitë tepër luksoze, jahti 149 metra i gjatë, Shaddai, do të “dërgonte” pronarin me të ftuarit e tij nga deti në qiell, ku ata do të gëzojnë një pamje mahnitëse nga lart.

Fun

12/05/2016 19:06

Gabriel Teruzzi është shprehur se nëse dikush do që të mahnitë manjatët e botës, le të ndërtojë një superjaht të tillë

Siç shihet edhe nga fotot, kabina e ngritur ka një tarracë prej 1 mijë metrash katrorë dhe është 39 metra mbi ujë, duke i dhënë pronarit një qëndrim ekstrem me një pamje si kurrë më parë.

View post on imgur.com